Bizneset, shkurtim afati për çregjistrim
08/02/2012 Drejtori i QKR-së, kërkon që të shkurtohen procedurat për cregjistrimin e shoqërive tregëtare
Kola: Raportet e BB për hapjen dhe mbylljen e një biznesi në Shqipëri nuk janë reale
Ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” duhet të ndryshohet për të shmangur problemet që janë vërejtur gjatë zbatimit të tij. Tomi Kola, drejtor i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, u shpreh dje se gjatë katër viteve të zbatimit konkret të ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” janë evidentuar disa probleme. “Qendra Kombëtare e Regjistrimit ka propozuar paketën e saj të ndryshimeve në ligjin aktual”, tha kreu i QKR-së, duke shtuar se, në bazë të ligjit ekzistues duhen rreth 4 muaj për të mundësuar çregjistrimin e një kompanie. “Koha e lënë në dispozicion të njoftimit të kreditorëve nga ana e shoqërisë që do të çregjistrohet është e pajustifikueshme. Duhet të shkurtohen në ligj procedurat për çregjistrimin e një shoqërie, pasi do të shkurtohej edhe koha e çregjistrimit të saj”, nënvizoi Tomi Kola. Për kreun e QKR-së, janë bërë disa propozime për ndryshimin e ligjit, por konsulentët e huaj kanë deklaruar se është ende herët për të ndërhyrë në ligjin e vitit 2008. Në intervistën e tij për emisionin “Elite Business”, drejtori i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit përmendi edhe të tjerë probleme të konstatuar gjatë zbatimit të ligjit për “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. “Në ligjin aktual nuk parashikohet që procedura e çregjistrimit të frenohet, nëse shoqëria përkatëse e kërkon këtë gjë. Gjatë viteve të fundit janë humbur disa financime për kompanitë në vështirësi, për shkak të pengesave që vijnë nga kuadri aktual ligjor”, deklaroi Kola. Ai kritikoi edhe raportet e Bankës Botërore për klimën e biznesit në Shqipëri. “Raportet e Bankës Botërore për hapjen dhe mbylljen e një biznesi në Shqipëri nuk janë reale. Shqipëria është një shembull për kohën e nevojshme dhe koston e hapjes së një biznesi”, u shpreh drejtori i QKR-së. Gjatë vitit 2011 është vërejtur një shtim i bizneseve të rinj të regjistruar pranë QKR-së, ndërsa në paketën e propozimeve për Ministrinë e Ekonomisë janë përfshirë edhe disa ndryshime të mënyrës së brendshme të organizimit të shoqërive tregtare. Ndërkohë sipas raportit të vitit të kaluar të Korporatës Financiare Ndërkombëtare dhe Bankës Botërore, reforma rregullatore e biznesit në Evropën Juglindore u ka kursyer sipërmarrësve vendas si kohën ashtu edhe paratë. Raporti “Të bësh biznes në Evropën Juglindore 2011” (Doing Business in Southeast Europe 2011) është i dyti i këtij lloji që analizon se sa lehtë është të bësh biznes në 22 qytete nga shtatë ekonomi: Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Moldavi, Malin e Zi dhe Serbi. Rezultatet tregojnë se të gjitha 19 qytetet e vlerësuara në raportin e vitit 2008 janë përmirësuar në të paktën një prej katër fushave rregullatore të vlerësuara – hapja e biznesit, marrja e lejeve të ndërtimit, regjistrimi i pronës dhe zbatimi i kontratave. Në të gjithë rajonin kostoja mesatare për të nisur një biznes është ulur nga 22 në 13 përqind të të ardhurave mesatare për frymë. Koha mesatare që nevojitet për të përpunuar lejet e ndërtimit dhe për të regjistruar pronën është reduktuar me më shumë se një muaj.