Miratohet ligji i ri për dosjet e ish-sigurimit të RDGJ

47 punonjësit e ish-Sigurimit të Shtetit të RDGJ, të cilët kanë qenë deri tani të punësuar në Autoritetin për Përpunimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit të RDGJ, Stasi do të transferohen në vende të tjera shërbimi në federatë. Këtë e parashikon rinovimi i debatuar i ligjit për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, i cili u miratua tani nga Bundestagu me votat e koalicionit qeveritar.
Në bazë të ligjit, tani do të zgjerohen verifikimet në sektorin publik për bashkëpunim me Stasin.
Tani do të jetë e mundur që verifikimet të bëhen deri në vitin 2019, përndryshe ato do të kishin marrë fund këtë vit. Partia Socialdemokrate Gjermane, SPD u shpreh kundër mbylljes së dosjeve, por kundërshtoi si "joproporcional" zgjerimin e verifikimeve 20 vjet pas ribashkimit të Gjermanisë.