E Shtunë, 31 Tetor 2026

24 të vdekur nga gripi në Serbi

Nga Express më 05 mars 2011 në ora 20:03

Instituti për shëndetësi publike i Serbisë ka njoftuar se në këtë vend, deri tani, janë regjistruar 24 raste të vdekjes, tek të cilët është dëshmuar virusi i gripit.

Janë paraqitur 240 raste të vërtetuara në mënyrë laboratorike të të sëmurëve nga gripi.

Prej këtij numri, tek 198 vetë është vërtetuar virusi i gripit A (H1N1), tek 23 vetë është gjetur virusi i gripit tipi A (H3N2), dhe tek 10 vetë virusi i gripit tipi A, ndërsa te nëntë persona është gjetur virusi i gripit tipi B.

Sipas Institutit, 21 persona, nga ata që kanë vdekur nga virusi, nuk kishin marrë vaksinë, ndërsa mosha e tyre ishte prej 3 e deri në 74 vjeç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›