E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra misterioze e Ergysit

Po vazhdon loja në Big Brother Albania 4, përderisa edhe risitë e ndryshme nuk kanë të ndalur. Një ndër to është edhe loja e Ergysit, i cili ka dërguar një letër misterioze. Cila është ajo, mund ta shihni këtë javë. Nga Ardian Jasiqi më 05 mars 2011 në ora 16:04

Loja në Big Brother Albania po bëhet gjithnjë e më interesante. Përpos shkëndijave për lidhje të reja, këtë javë ka pasur edhe një letër misterioze që e ka dërguar Ergysi. Nga ana tjetër, pas nuk kanë mbetur me debate as Ogreni me Nedën, të cilët po ashtu kanë pasur bashkëbisedime të ashpra me banorët e tjerë të shtëpisë. Loja e nxehtë në BBA 4 ka bërë që këtë javë të luhet pak karrigia e Ogrenit, i cili dita-ditës nuk po adhurohet shumë nga banorët e tjerë të shtëpisë.

Ergysi, letër “zonjushës misterioze”

Ergysi vendos t’ua lexojë banorëve letrën që ka shkruar. Ai u thotë se letrën ia ka kushtuar një vajze, e cila ka një vend të rëndësishëm tek ai. Kështu, ndërsa Ergysi lexon letrën duke e quajtur personin që ia ka dedikuar “zonjushë e dashur”, i shpreh asaj se sa e rëndësishme është për të dhe sa shumë e vlerëson ai, banorët e tjerë dëgjojnë me vëmendje.

Pasi Gysi përfundon letrën, banorët e tjerë e komplimentojnë për mënyrën e të shkruarit dhe fjalët e bukura që ka përdorur. Marieli evidenton një shprehje të Ergysit, duke thënë se mund të përdoret edhe në jetën e përditshme dhe kjo shprehje ishte: “Do të doja që për një çast ti të ishe në botën time”.
Më pas, Ergysi e rilexon disa herë letrën në fragmente të saj dhe banorët e tjerë shprehin mendimin e tyre për mënyrën sesi ka shkruar Ergysi dhe bëjnë shaka mes tyre.

Neda dhe Ogreni: Banorët na shmangen

Në dhomën e gjumit tashmë janë fikur dritat dhe banorët përgatiten të flenë. Neda dhe Ogreni rrinë pranë njëri-tjetrit dhe bisedojnë duke bërë edhe thashetheme për banorët e tjerë.

Ata thonë se banorët nuk i kuptojnë kur flasin dhe përmendin disa raste në të cilat banorët nuk i kanë kuptuar fare. Neda i thotë Ogrenit se ajo ka vënë re se vajzat i shmangen dhe nuk i japin afrimitet. Ajo shprehet se vetëm Mirjeta është ajo që flet me të për gjëra të përgjithshme dhe e pyet, ndërsa vajzat e tjera tregohen të kujdesshme që të mos krijojnë kontakte me të.

Ogreni mbështet Nedën dhe shprehet se nga vajzat vetëm Mirjeta është e drejtë dhe e sinqertë, ndërsa të tjerat jo. Ogreni bën një analogji mes vetes dhe Nedës dhe shprehet “e njëjta gjë na ndodh të dyve, edhe çunat, kur unë flas, mundohen që të shmangen”.

Mirjeta dhe Klodjana, bisedë poshtë tavolinës

Klodjana dhe Mirjeta futen poshtë tavolinës ku formojnë puzzle-in dhe fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën. Ato kujtojnë ditët e para kur kanë hyrë në shtëpinë e “Big Brotherit” dhe u vjen çudi sesi kanë kaluar 10 javë. Më pas ato flasin për banorët që kanë dalë nga shtëpia dhe arsyet se përse mund t’i ketë nxjerrë publiku jashtë. Biseda vazhdon me thashetheme për banorët.

Klodjana thotë se e ka pyetur Ergysin nëse ka pirë hashash dhe ai i është përgjigjur duke i thënë se nëse do të ishte konsumator, nuk mund të duronte dot as tri ditë, e jo më tre muaj pa e pirë. Klodi e pyet Mirjetën nëse mund ta lërë cigaren dhe ajo thotë se e ka lënë për një vit, sepse i dashuri i saj nuk e duronte dot dhe se mund ta lërë sërish nëse do të ishte e arsyeshme. “Po Marieli?”, e pyet Klodjana, por Mirjeta e anashkalon pyetjen dhe bën sikur nuk e ka dëgjuar.

Faza e dytë e provës javore, puzzle

Banorëve u ka ardhur faza e dytë e provës javore. Ata duhet të vazhdojnë të punojnë për një puzzle akoma më të madh, për të cilin do të kenë një foto që do t’i orientojë. Banorët do të punojnë në dy grupe dhe prova fillon e mbaron me rënien e gongut. Petriti hedh pjesët e puzzle në tavolinë dhe banorët fillojnë lojën. Figura që banorët do të formojnë, është logoja e “DigitAlb”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›