Kaladze vazhdon në Genoa

Nga Express më 05 mars 2011 në ora 17:56
Mbrojtësi i Genoas, Kakhaber Kaladze ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me klubin deri në qershor të vitit 2013, ka njoftuar klubi nga Serie A.
Reprezentuesi gjeorgjian iu bashkua Genoas gjatë verës së vitit të kaluar nga Milani dhe me paraqitjet e tij të mira ka bindur drejtuesit të klubit t’i ofrojnë qëndrim afatgjatë.
“Jam larguar nga klubi më i suksesshëm në botë dhe jam adaptuar mirë në një realitet tjetër. Kam rikthyer entuziazmin tim në Genoa”, tha Kaladze për uebfaqen zyrtare të Genoas.