E Diel, 1 Nëntor 2026

24-vjeçarja shqiptare masakrohet në Itali, gjendet në qese mbeturinash

koshiItali- Një 24-vjeçare nga Berati është masakruar në Itali nga një 28- vjeçar italian. Mediat italiane raportojnë se autori i dyshuar është arrestuar nga policia. 

Sipas policisë së shtetit fqinj, Xhulia Toska është gjetur në një fuçi pranë banesës së autorit, e mbështjelle me një qese mbeturinash. 24-vjeçarja ishte masakruar nga 28-vjeçari për motive ende të pazbardhura.

Policia thotë se mbiemri i autorit është DEsposito dhe sipas saj ky i fundit pasi e ka dhunuar barbarisht vajzën shqiptare e ka futur në qese duke e lënë në rrugën Via Tribunali në Napoli.

Mësohet se vajza po lufton mes jetës dhe vdekjes në spitalin Loreto Mare, pasi ka dëmtim serioz në organet e saj të brendshme, plagë të thellë në kokë dhe fytyrën e ka trërësisht të shpërfytyruar.

Ndërkohë mësohet se policia italiane po heton ngjarjen shokuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›