E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet me 6 plumba në derën e shtëpisë, pronari i një autoshkolle në Tiranë

GEZHOJATiranë- Pronari i një autoshkolle është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e së shtunës sapo ka dalë nga banesa e tij në rrugën Hoxha Tasim në Tiranë.

Sipas policisë të mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes viktima është Luigj Dukagjini, i cili ka marrë 6 plumba arme nga persona që ende nuk ajnë identifikuar ngë uniformat blu të kryeqytetit.

Mësohet se Dukagjini u transportua me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.

Policia ka nisur hetime intensive për identifikimin e autorëve. Sakaq aktualisht mësohet se janë 8 persona të dyshuar që janë shoqëruar nga policia mbi pistën e hakmarrjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›