E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulevardi i ri, 15 kompani ne gare

Bashkia e Tiranes ka hapur dje proceduren e parakualifikimit te ofertave per ndertimin e bulevardit te ri. 15 kompani prestigjioze nderkombetare nga Gjermania, Austria, Itali, Kina, Kuvajti, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe por edhe nga Shqiperia kane shprehur interes, per te ndertuar bulevardin e ri te Tiranes.

Bashkia e Tiranes do te procedoje me vleresimin e dokumenteve te paraqitura, procedure e cila do te perfundoje brenda 10 ditesh.

Bashkia e Tiranes ka ne dispozicion fondin prej 61 milione euro per zbatimin e projektit te studios arkitekturore “Grimshae Architects”, per zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit te Tiranes. Punimet e zbatimit te ketij projekti do te financohen nga marreveshja e financimit ndermjet qeverise se Shqiperise dhe Fondit te Zhvillimit te Abu Dhabit, firmosur ne date 21 Prill 2013, me vlere 54 milione euro si dhe grantit nga qeveria e Katarit me vlere 7 milione euro.

Ne fazen e pare te punimeve qe nis nga Stacioni i Trenit perfshihet edhe nje parkim i madh nentokesor. Pergjate bulevardit eshte parashikuar kalimi i linjes se tramit, qe do te lidhe terminalin multimodal te pasagjereve me sheshin “Nene Tereza”. Ne bulevardin e ri te Tiranes do te ndertohet Pallati i Drejtesise, godina e re e Bashkise dhe institucione te tjera publike, qendra biznesi etj.

Korridori i levizjes pergjate bulevardit veri - jug si dhe unaza veriore e qytetit do te sjellin zgjidhje afatgjate per zhvillimin e qytetit, ne lidhje me transportin, trafikun, infrastrukturen urbane dhe mbetet zgjidhja e vetme per nje mjedis sa me ekologjik. Ky projekt pervec se dyfishon gjatesine e bulevardit kryesor te Tiranes, do te krijoje nje rruge per nje qasje te re te madhe, per shtimin e hapesirave te gjelbra ne qytet, duke u bere ne kete menyre projekti me i rendesishem ne Tirane ne 80 vitet e fundit.

Aktualisht lumi i Tiranes eshte nje zone e lene pas dore dhe ne disa vende eshte kthyer ne vend grumbullimi te mbetjeve te ndryshme urbane. Zbatimi i projektit te bulevardit verior dhe lumit te Tiranes do te zhvilloje nje nga pjeset me te prapambetura te qytetit te Tiranes. Zona urbane qe ndikohet nga ky projekt eshte 14 km2.

Zbatimi i ketij projekti do te mundesoje

Krijimin e vendeve te reja te punes gjate zbatimit te projektit

Zhvillimi ekonomik i zones

Vleresimi i prones

Rritja e kapaciteteve te komunitetit per te aksesuar financime te ndryshme

Rritja e te ardhurave nga taksat nga zhvillimi i projekteve te reja pergjate ketij korridori

Projekti final

Studioja arkitekturore e kontraktuar per hartimin e master planit te kesaj zone ka dorezuar ne daten 30 mars 2013, projektin final te zbatimit te bulevardit verior dhe lumit te Tiranes. Ajo eshte perzgjedhur nepermjet nje konkursi me juri nderkombetare, ku moren pjese 7 nga studiot me prestigjioze te planifikimit urban dhe arkitektures dhe ku u perzgjodh fituese studioja britanike “Grimshaw Architects”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›