E Diel, 1 Nëntor 2026

241 kg drogë nën portokalle, pranga këngëtarit grek, shqiptarit e një irlandezi

TIRANË-Goditet një rrjet i trafikimit ndërkombëtar i drogës i cili përfshin Shqipërine, Greqinë dhe Irlandën, ndërsa janë sekuestruar në total 241 kilogram kanabis.
Operacioni është kryer nga policia e Igumenicës vetëm pak orë pasi droga kishte kaluar kufirin shqiptaro-grek, ndërsa destinacioni ishte Irlanda, ndërkohe që në pranga ka rënë këngëtari aktori grek Franko Alfonso, si dhe një shqiptar e një irlandez.
Mësohet se droga po transportohej në dy furgona, njeri u bllokua në Athine ku u gjeten 121 kilogram kanabis dhe tjetri në Artë ku u gjet gjysma tjetër e sasisë së drogës e cila ishte fshehur në ngarkesën me portokalle. Sipas policisë greke dhe Interpolit, droga kishte destinacion final Irlandën, ndërsa po hetohet për bashkëpunëtorët e tjerë edhe nga Shqipëria.

Sasia e fundit e çon në 3 ton e 540 kg, sasinë e hashashit të kapur deri tani në Igumenicë dhe Korfuz dhe që vinte nga Saranda.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›