E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni publikon albumin “Vero Amore”

ITALI - Silvio Berluskoni duket se nuk ka ndërmend të largohet nga publiku, ndonëse ka lënë skenën politike. Ish-kryeministri italian ka publikuar këtë javë një album me këngë dashurie, të quajtur “Vero Amore”.

Berluskoni ka shkruar vetë të 12 këngët e albumit, në bashkëpunim me një ndër këngëtarët e tij të preferuar, Mariano Apicella, i cili është marrë me orkestrimet.

Mbetet për t’u parë nëse albumi i Berluskonit do të arrijë të shitet në një moment kur shumë politikanë ngrysin vetullat me tekstet e këngëve të tij, duke pasur parasysh momentet e pasigurisë financiare në Itali.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›