E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia shqyrton kërkesat e serbëve për shtetësi

MOSKE - Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev ka urdhëruar Ministrinë e Punëve të Jashtme që të studiojë mënyrat se si do t’i përgjigjet kërkesës se mbi 20 mijë serbëve të Kosovës, për të marrë shtetësinë ruse.

Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në NATO, Dmitri Rogozin, i cili deklaroi se “Rusia duhet në ndonjë mënyrë të mbështesë popullin e afërt shpirtëror i cili ndodhet ne pozita të vështira”.

Rogozin theksoi se kërkesa e serbëve të Kosovës “është situatë e pa precedent, duke qenë se rreth 20 mijë serbë të Kosovës kërkojnë njëherësh shtetësi ruse.
“Për këtë arsye reagimi i Rusisë do të jetë eksperimental’”,- tha Rogozin.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›