E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto në Vietnam: Kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

VIETNAM - Vietnami ka qenë ndalesa e fundit e turit diplomatik të ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto në vendet aziatike. Gjatë kësaj vizite, shefi i diplomacisë shqiptare u prit nga kryeministri vietnamez, Nguyen Tan Dung dhe homologu i tij, Pham Binh Minh.

Në këtë takim, zyrtarët e lartë vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehen gatishmërinë për të shtuar bashkëpunimin në të ardhmen.

Gjithashtu, Haxhinasto firmosi një protokoll bashkëpunimi me homologun e tij vietnamez. Shefi i diplomacisë shqiptare deklaroi se është koha që marrëdhëniet mes dy vendeve të shënojnë një kapitull të ri.

Duke u ndalur në zhvillimet rajonale, Haxhinasto kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vietnami. Nga ana e tij, kryediplomati vietnamez kërkoi dialog nga Serbia e Kosova, për të gjetur qëndrime të përbashkëta.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›