E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari, i dënuar për vrasje

TIRANE - Policia e Tiranës arrestoi të shumëkërkuarin Ardian Nurcellari, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje të trefishtë në Itali.

Përmes një deklarate për mediat, policia bëri të ditur se kapja e 45-vjeçarit u realizua mesditën e sotme në afërsi të mbikalimit të Kamzës, në ambientet e një lokali.

Mësohet se Ardian Nurcellari ka kryer një vrasje të trefishtë në qytetin Luccas të Italisë, në vitin 2000. Me vendim të datës 18 janar 2011, gjykata e Luccas e ka dënuar në mungesë Nurcellarin, me 20 vjet burgim për konsumim të veprave penale të “vrasjes me dashje” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›