E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet Prishtine- Beograd Kuqi do marreveshje ne Kuvend

Numri dy i qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuqi tha se Kuvendi i Kosovës do ta ketë fjalën kryesore në bisedimet Prishtinë-Beograd që do të nisin së shpejti. Kuqi siguroi se asnjë marrëveshje nuk do të bëhet me asnjë shtet, e aq më pak me Serbinë pa u ratifikuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës  i përgjigjet edhe me Kushtetutë edhe me ligj për punën e vet Kuvendit. Qeveria e Kosovës mendon që për dialog  çdo gjë duhet të nisë dhe të përfundojë në Kuvendin e Kosovës. Asnjë marrëveshje nuk është  pretendimi yni që ta bëjmë me askend e aq më pak me Serbinë, pa ratifikim në Kuvendin e Republikës së  Kosovës” tha Kuqi.

Në bisedimet me Serbinë, Kuqi tha se Kosova hyn me axhendë të qartë dhe e vendosur për të mos pranuar bisedime për çështjet e brendshme të Kosovës.

Ndryshe nga qeveria e Kosovës mendon analisti i njohur serb Dushan Janjiq, i cili thotë se në dialogun Prishtinë-Beograd gjithçka është politike. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Janjiq ka thënë se “të gjitha çështjet do të jenë politike, mund të përdoret metodologjia e shqyrtimit të tyre si teknike, por të gjitha ndërlidhen me çështjen e statusit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›