E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli: Zgjedhja ime nga Kuvendi, e drejte

Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli i rikthehet ngjarjeve dhe zhvillimeve me te rëndësishme qe shoqëruan zgjedhjen e tij ne krye te shtetit, një jave pas votimit ne kuvend. Ne një interviste për gazetën ?Express? ne Prishtinë, Pacolli mbron si te drejte mënyrën e zgjedhjes se tij, thekson edhe njëherë se sms-te mes tij dhe këshilltarit Pushkar ishin te karakterit privat, mbështet idenë qe president i ardhshëm te zgjidhet nga populli, ndërsa flet edhe për aspekte te jetës se tij private. I pyetur nëse e ka përçarë skenën politike kosovare, zgjedhja e tij president, Pacolli përgjigjet: ?Unë nuk besoj në këtë. Por prapë duhet t?ju them se unë jam President i gjithë kosovarëve, pa marrë parasysh përcaktimin e tyre politik apo fetar. Unë nuk mendoj se ka përçarje për shkak të Presidentit të Kosovës në mes të spektrit politik, apo partiak. Unë besoj se në qoftë se ka diçka, ato janë hidhërime të momentit.? Duke komentuar zgjedhjen e tij ne raundin e trete, si edhe sms-te e publikuara ne media, Pacolli thekson se nuk është as i pare dhe as i fundit, qe është zgjedhur ne këtë mënyrë, ndërsa propozon qe kreu i ardhshëm i Kosovës te zgjidhet nga populli, jo nga politikanet. ?Unë në SMS-të që kam marrë nga këshilltari im nuk shoh asgjë që prek Kushtetutën, mënyrën e zgjedhjes ose ndonjë presion që kam bërë ndaj dikujt për zgjidhjen time si president. Unë kam pyetur këshilltarin tim si ta përballojmë raundin e tretë të votimit. Asgjë tjetër. Çdo gjë tjetër që spekulohet me këta SMS nuk do të ishte korrekte. Kanë qenë të karakterit privat.? Ne interviste, Pacolli nuk i është shmangur pyetjeve për jetën private, ndërsa thekson se gruaja e tij nuk është ruse, por me prejardhje shume te vjetër shqiptare. ?Nuk jam aspak i zhgënjyer qe kam një bashkëshorte qe vjen nga Rusia, e cila nuk është ruse, por e ka te tille shtetësinë. Ajo është pasardhëse e një shqiptari shumë, shumë të vjetër, po mendoj të viteve 1800 që ka emigruar nga Jugu i Shqipërisë në Rusi dhe nëna e saj vjen nga Burjati, një fis mongol që nuk ka lidhje aspak me rusët.? Presidenti Pacolli thekson se vizitën e pare shtetërore jashtë Kosovës do ta beje ne Shqipëri, ndërsa shprehet se do te vazhdoje te punoje me gjithë fuqinë e tij kushtetuese për te siguruar sa me shume njohje ndërkombëtare për vendin e tij.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›