25 milionë lekë për sëmundjet e veshkave
Buxhetit për trajtimin e pacientëve të hemodializës i janë shtuar 25 milionë lekë. Pas kërkesës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave ka shtuar buxhetin, duke akorduar një tjetër fond për këtë vit për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin me dializë të një numri të sëmurësh me insuficiencë renale kronike.
Buxheti
Buxhetit aktual të Ministrisë së Shëndetësisë i janë shtuar edhe 25 milionë lekë të cilat duhet të shkojnë për trajtimin e pacientëve të hemodializës. Vendimi i Këshillit të Ministrave cilëson se fondi i akorduar shkon për shpenzime, shërbime e mallra në trajtimin me dializë të një numri të sëmurësh me insuficiencë renale kronike. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe pritet që të menaxhohet nga MSH-ja.
Problemet
Për dy muajt në vazhdim edhe për më tutje, fondi i akorduar pritet të sjellë ndryshime për shërbimin e dializës. Kështu, do të përmirësohet ndjeshëm jeta e qindra pacientëve. Ndërkohë që protestat e kësaj kategorie ndaj mungesave të këtij shërbimi kanë qenë të herëpashershme. Si për t’u kujtuar krerëve të shëndetësisë dhe vendimmarrësve se jetët e tyre varen nga aparate, puna e të cilëve lë shumë për të dëshiruar.
Tejet të vjetruara, gati në prag “pensioni”, aparaturat mbahen në shërbim pas rregullimeve periodike që u bëhen nga teknikët. Pacientët që kryejnë hemodializën shprehen se e ndiejnë vjetërsinë e aparateve në organizëm dhe se shumica e tyre duhet të kishin dalë jashtë shërbimi, pasi nuk kryejnë ashtu siç duhet funksionin e tyre.
Ata pohojnë se ka mbi 2 vjet e gjysmë që nuk është shtuar asnjë shtrat në shërbimin e dializës. Gjithashtu, pacientëve të dializës nuk u sigurohet kura e plotë, tri herë nga katër orë në javë, si dhe nuk bëhet ndarja e pacientëve të infektuar nga ata të painfektuar nëpër aparate të veçanta.
Vazhdojnë të mungojnë materialet e domosdoshme, siç janë filtrat dhe linjat. Burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë pohojnë se janë rreth 400 pacientë të cilët kanë nevojë të kryejnë shërbimin e dializës.
Me gjithë problemet e herëpashershme që janë shfaqur në këtë shërbim nga MSH-ja është menduar që ky shërbim të privatizohet. Kjo do të thotë që pacientët e sëmurë me insuficiencë renale kronike shërbimin e dializës ta marrin edhe në privat. Për këtë çështje ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka nisur procedurat për kalimin e këtij shërbimi në privat.
Mungesat në shërbimin e dializës
Pajisje të vjetruara
Prishje e herëpashershme e aparaturave
Ilaçet, pjesërisht merren me rimbursim
Moskryerja e analizave në mënyrë periodike