Viti 2009, rritje për pagesën e papunësisë
Ashtu sikurse ka ndodhur edhe gjatë viteve të fundit, edhe për vitin 2009 do të ketë sërish rritje në pagesën e papunësisë, sipas burimeve nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Burime nga kjo ministri bëjnë të ditur se gjatë këtij viti pritet të rritet me 20 për qind pagesa e papunësisë, si pjesë e një rritjeje më të gjerë progresive, të pagës minimale, pensioneve dhe ndihmës sociale.
Masat ndaj papunësisë
Për të ulur nivelin e papunësisë, që është më i theksuar në zonën verilindore të vendit, Ministria e Punës është zotuar se do të ndërmarrë masa më të thella, si edhe do të vazhdojë projektet e deritanishme. Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, aktualisht janë krijuar një sërë mekanizmash që zbusin nivelin e papunësisë në vend, krijojnë vende të reja pune, por edhe mundësojnë afrimin e biznesit me zyrat e punës, në mënyrë që vendet e reja të punës të jenë të prekshme nga punëkërkuesit.
“Politika kryesore është përmirësimi i shërbimit dhe i nivelit të formimit profesional. Të dyja këto do të kenë një impakt pozitiv. Ne tashmë kemi dy zyra funksionale, në Tiranë dhe Korçë. Ne shpresojmë që brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm të mbyllim mbledhjen e të dhënave teknologjike”, – kishte deklaruar në një intervistë për “standard” zëvendësministri i Punës, z. Kastriot Sulka. Sipas tij, këto zyra rajonale do të funksionojnë përmes një softueri i cili të jep shumë informacion në lidhje me vendet vakante të punës. “Kjo gjë do të rrisë edhe cilësinë. Brenda 4 viteve duhet të kemi brenda rrjetit tonë zyrat e formimit profesional, fondi i punësimit, i cili është njëri nga elementët më fleksibël për tregun e punës”, – kishte thënë z. Sulka.
Në kuadër të këtyre masave janë realizuar edhe dy projekte të mëdha, të cilat kanë punësuar sipas Ministrisë së Punës, disa mijë persona. 70 biznese kanë promovuar 2.000 vende të lira pune për të papunët përpara një muaji. Përmes panairit “Tregu i punës, Tiranë 2008” për dy ditë me radhë bizneset kanë paraqitur për të interesuarit kërkesat e tyre për vendet e lira. Ndërkohë, një tjetër-projekt ka rezultuar pozitiv.
Bëhet fjalë për punësimin e mbi 550 personave, 250 prej të cilëve janë të sapodiplomuar, vetëm pak muaj më parë. Kjo është mundësuar nga programi i nxitjes së punësimit nëpërmjet formimit në punë që është nismë e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, e që merr çdo vit një fond të caktuar nga qeveria.
Sipas burimeve nga Ministria e Punës, këto projekte do të shtohen edhe më tej, duke rritur bashkërendimin mes bizneseve dhe zyrave të punësimit.
Niveli i papunësisë
Sipas të dhënave më të fundit, niveli zyrtar i papunësisë në rang vendi arrin në masën 13.2% kundrejt 13.8% që ka qenë në fund të vitit 2006. “Gjatë këtij viti e në vazhdim, prioritet i politikave tona për nxitjen e punësimit do të jetë integrimi në tregun e punës së kontigjentit të të rinjve që kanë mbaruar arsimin e lartë, gjithashtu vëmendje po i kushtohet ndërkohë edhe formimit profesional, në përputhje me kërkesat e tregut të punës”, – kanë deklaruar titullarë të Ministrisë së Punës, sipas të cilëve synohet që niveli i papunësisë në vend të bjerë nën 13 për qind brenda vitit të ardhshëm.