Sheshi “Skënderbej”; Projekti mbetet peng i shpronësimeve
Projekti për sheshin ''Skënderbej'' megjithëse ka kohë që është projektuar, nuk po vihet në zbatim dhe shkak për këtë janë shpronësimet të cilat nuk po arrihen të bëhen.
Burime të Bashkisë Tiranë thanë se “projekti i Unazës së Vogël megjithëse ka arritur në segmentin e tretë të zbatimit të tij, ka probleme, sepse ende nuk është arritur shpronësimi i zonës që lidh “Rrugën e Barrikadave” me zonën prapa Muzeut Kombëtar dhe kjo vonesë jo vetëm po vështirëson punimet për Unazën e Vogël, por ka ndalur edhe fillimin e projektit të sheshit ''Skënderbej''.
Po sipas këtyre burimeve, ''nëse nuk shpronësohen këto zona nga ana e institucioneve përkatëse, nuk lirohet rruga tek ky segment i Unazës së Vogël nga ku duhet të kalojnë automjetet, sepse fillimi i punimeve në sheshin "Skënderbej" do të paralizonte krejtësisht trafikun''.
“Projekti i sheshit ''Skënderbej'' duhet të kishte filluar nga zbatimi që në fillim të muajit nëntor dhe deri tani nuk ka asnjë sinjal pozitiv që të nisin procedurat e shpronësimeve”, - bënë të ditur burime të Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë, projekti i Unazës së Vogël ka arritur në segmentin që lidh “Rrugën e Kavajës” me kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe në segmentin tjetër te ''Dëshmorët e Kombit''.
Sipas burimeve të bashkisë, me ndryshimin e projektit, sepse u zbuluan gjurmët e Kalasë së Vjetër të Tiranës, segmenti i Unazës nuk do të kthehet më te rruga “Murat Toptani”, po do të vazhdojë drejt në urën e re që po ndërtohet te “Dëshmoret e 4 Shkurtit”.
“Aktualisht, - theksuan burimet e Bashkisë së Tiranës, - po punohet në rrugën “Punëtorët e Rilindjes”, pranë kryqëzimit të Ushtarit të Panjohur”.
Iniciativë për lirimin e hapësirave publike
Bashkia e Tiranës ka marrë së fundmi një iniciativë për lirimin e hapësirave publike të zëna nga subjektet tregtare, në mënyrë të paligjshme dhe që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranës, ''kjo nismë konsiston në largimin e objekteve të ndryshme që subjektet tregtare nxjerrin në shitje, në lirimin e hapësirave publike të zëna padrejtësisht nga këto subjekte, largimin e reklamave të vëna nëpër shtylla, të posterave në mënyrë të paligjshme, si edhe zënien e vendeve për parkime kur nuk është paguar taksa e posaçme e bashkis뒒.
Zona e parë ku është ndërhyrë për lirimin e hapësirave publike, është zona e stacionit të trenit, ku janë detyruar të gjitha subjektet tregtare të largojnë objektet të cilat kanë zënë rrugën, duke përfshirë edhe baret me karriget nëpër trotuare, si edhe janë hequr të gjitha piketat e vendeve të parkimeve, kur nuk janë me pagesë.
Nisma e Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë gjatë gjithë muajit nëntor, duke ndërhyrë në të gjitha rrugët problematike të Tiranës.