25-vjeçarja nga Tirana, 8 ditë e zhdukur

29/01/2005
Babai: "Më ka humbur vajza". Largohet nga shtëpia Anila Hysenllari
Shtohet numri i grave të humbura në kryeqytet. Babai i një vajze të humbur denoncon në Komisariatin e policisë nr.1 largimin nga shtëpia të së bijës 25-vjeçare. Anila Hysenllari, me banim në rrugën "Myslym Keta", rezulton e zhdukur që në datën 21 janar të këtij viti.
Denoncimi
"Ime bijë nuk është kthyer në shtëpi që prej datës 21 janar. Është 25 vjeçe dhe nuk na ka ndodhur ndonjëherë që ajo të ikë pa adresë. Telefonin e ka të fikur. Kërkoj që të më ndihmoni ta gjej", ishin fjalët e para të Ilir Hysenlllarit, i cili denoncoi në datën 24 janar humbjen e së bijës, Anilës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut të Tiranës, bëjnë të ditur se 49-vjeçari u ka sqaruar bluve në dëshminë e tij, se Anila ishte shumë korrekte në marrëdhëniet familjare dhe se nuk kishte ndodhur kurrë që ajo të rebelohej. Ditën e parë të largimit të saj, familjarët kishin pandehur se ajo mund të ishte tek të afërmit dhe se mund të lajmëronte shpejt se ku ndodhej. Por, pasi ishte gdhirë e nesërmja dhe ata nuk kishin marrë asnjë lajm nga e bija, ishin shqetësuar seriozisht. "Kërkuam tek të gjithë kushërinjtë, fqinjët dhe shoqet e saj. Por, Anila qe zhdukur pa adresë. Nuk ka asnjë person të vetëm që të ketë kontaktuar me të në telefon", vijon më tej denoncimi i Ilir Hysenllarit.
Pistat
Mund të jetë larguar nga shtëpia pas një grindjeje familjare, një arrati me të dashurin ose një rrëmbim i mundshëm. Këto janë 3 pistat mbi të cilat policia ka shtrirë hetimet për humbjen e Anila Hysenllarit. Të njëjtat burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se i ati i vajzës e ka mohuar mundësinë e ikjes së 25-vjeçares pas ndonjë zënke me prindërit. Ai ka thënë se mes tyre kishte shumë mirëkuptim dhe harmoni, ndaj nuk mund të bëhet fjalë për të vijuar me hetimet në këtë pistë. Gjithashtu, ai ka thënë se atë ditë që iku nga shtëpia pa adresë, e zhdukura dukej në humor dhe nuk kishte asnjë gjurmë të vetme, ku mund të lihej të dyshohej se ajo do të merrte rrugën. Sakaq lidhur me pistën tjetër të arratisë me ndonjë të dashur, Ilir Hysenllari shprehet skeptik, pasi është i bindur se vajza e tij do t'u kishte rrëfyer nëse do krijonte lidhje intime me ndonjë djalë. Megjithë hamendjet e tij prej prindi, uniformat i mëshojnë këtij dyshimi. Por, pista më e mundshme që motivon zhdukjen e Anila Hysenllarit është ndonjë rrëmbim i mundshëm. Ka gjasa që 25-vjeçarja të ketë rënë pre e tutorëve të prostitutave që mund ta kenë marrë me dhunë, pasi përjashtohen shanset që ajo mund të jetë gënjyer. Megjithëse kanë kaluar 5 ditë nga denoncimi dhe 8 nga humbja e Anila Hysenllarit, mësohet se nuk ka asnjë lajm nga vajza.
që motivon zhdukjen e Anila Hysenllarit është ndonjë rrëmbim i mundshëm. Ka gjasa që 25-vjeçarja të ketë rënë pre e tutorëve të prostitutave që mund ta kenë marrë me dhunë, pasi përjashtohen shanset që ajo mund të jetë gënjyer. Megjithëse kanë kaluar 5 ditë nga denoncimi dhe 8 nga humbja e Anila Hysenllarit, mësohet se nuk ka asnjë lajm nga vajza.