Australia shpreson te Hjuit
29/01/2005 Tenisti Australian, Leiton Hjuit ka fituar në mënyrë bindëse ndaj amerikanit, Andi Rodik, me rezultatin 3-1. Australiani 24 vjeçar nga Adelaide nuk kishte arritur asnjëherë më shumë se çerekfinalja në garat e Çmimit të Madh të vendit të tij, megjithëse është fitues i Uimbëlldonit dhe i shumë turneve të tjerë. Por, kësaj rradhe ai e ka kaluar vetveten, duke arritur në finale, pas një loje të shkëlqyer nga ana e tij. Në mënyrë analitike setet ishin 3-6, 7-6, 7-6, 6-1. Ndeshja ka qënë e një niveli të kënaqshëm, por jo në rangun e gjysëmfinales së parë, midis Safin e Federer. Gëzimi i Hjuit ishte i papërmbajtshëm. “E mrekullueshme, tha tenisti Australian. Kisha nëntë muaj që po përgatitesha për këtë turne. Kam bërë një punë mjaft të lodhshme për të arritur deri këtu. Gjithnjë e kam ëndërruar që të arrijë në finalen e Australisa Open dhe ja ku ja arrita“.