Dhuna mbi gratë, që i çon ato drejt vdekjes
29/01/2005 Një projektligj i ZMQ, që kërkon miratimin nga Parlamenti
Eshtë e vështirë të jesh objektive kur bëhesh pjesë e përjetimeve dhe pasojava që mund të sjellë dhuna si fenomen, që është ulur këmbëkryq së fundmi në Shqipëri. Kështu më ndodhi mua kur më ftuan të bëja pjesë në grupin e hartimit të projektligjit "Për dhunën në familje", pohon juristja Brizida Gjikondi. Duke qenë një ndër hartueset e këtij projekti, ajo analizon nevojën e këtij ligji aq të domosdoshëm në Shqipëri.
Dhuna në familje, sa e përhapur është, sipas jush?
Eshtë fakt që shoqëria shqiptare është shndërruar në një shoqëri disi “shumë” e dhunshme dhe, kjo përsos shumë shkaqeve dhe pse-ve, vërteton katërcipërisht që shteti non ce. Këtë përfundim nuk e nxjerr apriori as duke folur nga Kalaja e Dodës, por të gjithë që jetojnë mbi këtë tokë e dinë shumë mirë se kur dhuna është kurorëzuar me viktima, vetëm atëherë (ndoshta... dhe atëherë) të vjen pranë policia me këmbë zvarrë, duke pyetur si ndodhi, dhe më pas Prokuroria me ngadalësinë dhe paaftësinë e saj cinike të vë dhe ajo një tufë lule artificiale, kuptohet. Askush, absolutisht askush, nuk do t’ia dijë se si ndodhi që Selvia nga Berati (që kish tre vjet që e bënte burri të vdekur në dru) arriti të pinte bar miu dhe la katër kërthi rrugëve të mardhur me bark dhe zemër bosh. Askush nuk do t’ia dijë pse Mimoza nga Zejmeni ia numëroi vetes në lule të ballit nga turpi, se xhaxhai e ngacmonte seksualisht, pse B... i mitur kurohet me antidepresiv, se njerka e fotografonte lakuriq për t'i shitur fotot në Greqi, se Amarildos ia prenë këmbën krijuesit e tij, që të nxirrnin më shumë lekë te sheshi "Skënderbej"... e do Zoti merret media me ndonjë rast shoubërës dhe tirazhshitës, që ndonjë strukturë t’ia varë sadopak ndonjë qyqari ose qyqareje (do prapë Zoti... sa janë gjallë). Ndaj, duke patur parasysh këto e shumë më tepër, dhuna të vogla dhe të mëdha, ishte realisht e vështirë të ishe objektive.
Përgjegjësia e shtetit?
Pjesa më e vështirë ishte përcaktimi i Autoritetit Përgjegjës shtetëror, i cili do hartojë dhe mbikëqyrë politikat dhe strategjitë për mbrojtjen nga dhuna në familje, për ata që nuk e dinë prej kohësh se ka tri struktura të tilla, dy të tilla janë pranë Ministrisë së Ministrit me emër biblik dhe një tjetër në varësi të Këshillit të Ministrave, çfarë kanë bërë realisht për familjen shqiptare... sinqerisht nuk e di. Po strukturat e arsimit, shëndetësisë, policisë, njësite vendore. Zoti qoftë me Ju o viktima, gjithmonë paraprakisht...
Iniciativa për të bërë këtë ligj?
Iniciativa për hartimin e këtij ligji ka ardhur si rrallëherë nga një aleancë e shumë OJF-ve, të cilat në objektin ose në aktivitetin e tyre janë marrë dhe me subjekte (gra, fëmijë, të moshuar), të cilët janë dhunuar në familje.
Kjo iniciativë është shoqëruar edhe me memorandumin përkatës dhe është mbështetur financiarisht nga ambasada holandeze, OSBE-ja, etj.
Pas projektit?
Mendohet që të realizohet një referendum, ku me anën e 20.000 firmave të procedohet për aprovimin e tij në Parlament, pjesë e lobimit do të jenë edhe deputetë.
Dhuna mbi gratë?
Nisur nga realiteti shqiptar, ku dhuna në familje është shndërruar në fenomen (mjafton të kujtojmë rastin e Groshes të vrarë nga babai, Erieta Avdylit, Irena Selit ose dhuna kundrejt Valbona Memës, Mimozën e zhdukur me katër fëmijët, ose dhjetëra gra, të cilat nisur nga dhuna psikologjike dhe fizike që familjarët kanë ushtruar në mënyrë sistematike, janë detyruar të vetëhelmohen me fostoksinë.
Kjo solli projektligjin?
Ky ligj përmban 6 kapituj dhe 27 nene, për herë të parë është përcaktuar qartë se cili është kuptimi ligjor i termit dhunë në familje, kush janë subjektet që përfshin ky ligj, kush është Autoriteti Përgjegjës dhe Institucionet e Linjës, që do të ndihmojnë për zbatimin e procedurave të këtij p/ligji si dhe sanksionet që do të aplikohen kundrejt këtyre autoriteteve në rast të mosplotësimit të detyrave të dala nga ky ligj.
Masat detyruese që parashikon ligji?
Gjithashtu një risi e tij janë masat ligjore që ndërmerren si ndaj dhunuesit, por edhe ndaj të dhunuarit. Në hartimin e këtij ligji janë patur parasysh shumë modele të legjislacioneve të huaja, por, gjithsesi është bërë një konsultim shumë i gjerë me strukturat kompetente, individë, duke patur parasysh kështu edhe realitetin legjislativ shqiptar, por edhe mendësinë e popullit shqiptar mbi marrëdhëniet familjare.