“Irena Seli” informacione nga Italia dhe SHBA
29/01/2005
TIRANË –Dosja e zhdukjes së Irena Selit është analizuar dje për disa orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Më shumë se një javë ka kaluar prej ditës kur dosja u regjistrua me akuzën e “rrëmbimit të personit” dhe hetimet filluan të kryhen nga hetues të Tiranës dhe të Durrësit. Sipas burimeve hetimore të çështjes, dje në dosje kanë shkuar informacionet më të fundit të mbledhura gjatë hetimeve që po kryhen në Itali dhe në SHBA. Burimet e gazetës, thanë se në funksion të analizës së dosjes dhe të hetimeve të zhvilluara deri dje, Prokuroria ka kërkuar edhe informacionet më të fundit nga verifikimet ndërkombëtare që po kryhen në Itali dhe SHBA. Prokuroria nuk ka bërë të ditur diçka rreth informacioneve ndërkombëtare që ka marrë dje, ndërsa, sipas burimeve të çështjes, bëhet fjalë për përgjigjet e disa kërkesave të Prokurorisë shqiptare drejtuar homologëve italianë dhe amerikanë, në funksion të zbardhjes së çështjes. Informacionet nga Italia flasin për nisjen e Irena Selit dhe bashkëshortit të saj, Agim Musho, nga porti italian i Triestes. Ndërsa të dhënat nga SHBA, flasin për verifikimet e filluara disa ditë më parë, me qëllim për të konfirmuar nëse Irena, gruaja 39-vjeçare e zhdukur, në datën 16 dhjetor 2004, ndodhet atje apo jo. Zhdukja e Irena Selit ndodhi gjatë udhëtimit me tragetin “Venezia” nga porti i Triestes dhe mbërritjes në Durrës. Hetuesit ende nuk kanë gjetur dëshmi të rëndësishme për ngjarjen, ndërsa zbritja fizike e të zhdukurës në Durrës, ende është e pakonfirmuar. Sipas Prokurorisë, hetuesit kanë filluar verifikimet edhe brenda vendit, për mundësinë e ndodhjes së gruas së zhdukur, brenda territorit të vendit tonë. Dje, drejtuesit e hetimeve të çështjes, kanë komunikuar me homologët e tyre në Itali dhe SHBA, ndërsa pritet që këto infomacione, të ndihmojnë Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në përcaktimin e një piste, për hetimin e ngjarjes.