Mançini përgëzon Martins

29/01/2005
Trajneri i Interit Roberto Mançini e ka justifikuar nivelin jo të mirë të skuadrës së tij për shkak të terrenit të lojës. "Duhet bërë më shumë për stadiumet, ka komentuar ai. Ndeshja sot u zhvillua në një terren praktikisht të pamundur, të ngrirë dhe ku duhet të bëje akrobaci të ndryshme për të qëndruar në këmbë. Atalanta nuk duhet të ishte kaq shumë e polemizuar në serinë A. Ajo na vuri në vështirësi të mëdha dhe mund të kishim pësuar dy gola. por ne ishim me fat. Pastaj hyri Martins dhe ai ishte impresionues në vazhdimësinë e realizimit”. Po ashtu Mançini ka mbetur i kënaqur edhe nga rikthimi në skuadër i mesfushorit argjentinas Kili Gonzales, pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi të rëndë. "Edhe Veron e Davids ishin plotësisht të impenjuar në lojën e tyre dhe ajo ishte pozitive”- vazhdoi vlerësimin trajneri i Interit. I ftohti i këtyre ditëve në Itali rrezikon të vendosi në krizë edhe futbollin. Pas ndeshjes kundër Atalantës, trajneri i Interit Mançini lëshon alarmin për fushat e ngrira. “Luajtëm në një fushë ku nuk mund të luaje, në të cilën ishte shumë e vështirë të lëvizje, duhet të bënim akrobacira”- ka shtuar Mançini. Në qoftë se i ftohti nuk ndalet, java tjetër e kampionatit mund të vërë në vështirësi shumë skuadra. Që i ftohti kakakterizon një pjesë të kampionatit kjo nuk është një e re por në këtë periudhë i ftohëti është duke e ekzagjeruar. Parashikimet thonë që temperatura do të ulet shumë deri të dielën, me qiellin e hapur veri, borë dhe shi në jug. Për të apasionuarit e futbollit dhe mbi të gjitha për lojtarët, fakti është se që nga e shtuna temperaturat do të ngrihen, edhe pse do të qëndrojnë të ftohta. Ajo që shqetëson më shumë janë fushat në të cilat do të luhen ndeshjet e mbrëmjes, si përshëmbull të shtunën në mbrëmje në Parma dhe në dielën në mbrëmje në Palermo. Në qytetin dukal do të luhet ndeshja midis Parmës dhe Udinezes, dhe temperatura e parashikuar është –3. Ndërsa në Siçili koha duket pak më e mirë, temperatura duhet të jetë afërsishtëv 5. Por rreziku më i madh është të mërkurën,, kur në 20-30 do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së 22. Inter-Atalanta, Juventus-Sampdoria dhe Udineze-Kievo ( në Friuli temperatura ka shkuara në –14 në nëtën midis të enjtes dhe të premtes). I njëjti diskutim vlen edhe për Bolonja-Parma. Vështirë se Liga Italiane mund të ndërpres fërshëllimën e nisjes së ndeshjeve sepse janë shumë të mëdha interesat e lojës për sa i përket të drejtave televizive. Në qoftë se do të luhen në mesditë, ky përsëri do të jetë një problem duke parë që shumë tifozë nuk mund të shkojën në stadiume. Pra, nuk dihet akoma se si mund të zgjidhet një situatë e tillë. Ky mund të jetë një problem shumë i madh për lojtarët, të cilët me një kohë të tillë e kanë tepër të vështirë të shprehin lojën e tyre dhe mund të ndikojë shumë në rezultatet e ndeshjeve, ku më pas mund të ketë shumë protesta.