E Diel, 1 Nëntor 2026

Verifikimet, shoqërohet bashkëshorti i të zhdukurës

29/01/2005  

Policia e Komisariatit nr.1 të Tiranës, një ditë pas zhdukjes së Mimoza Susajt, ka shoqëruar për disa orë bashkëshortin e të zhdukurës. Sipas burimeve të policisë së kryeqytetit, Gjelosh Susaj ka dëshmuar për raportet e tij me të shoqen dhe për shkaqet që mund ta kenë çuar gruan e tij në arratisjen nga familja e saj. Bashkëshorti i të zhdukurës ka dëshmuar edhe për dyshimet e tij për vendndodhejn e gruas së tij, si dhe për verifikimet që ka bërë në kërkim të gruas. Të afërmit e gruas së zhdukur, në dëshmitë dhe kallëzimin e tyre, nuk kanë hedhur asnjë dyshim apo fajësi mbi bashkëshortin e Mimozës. Edhe policia gjatë hetimeve të saj, nuk ka gjetur elementë të dyshimtë, duke arritur kështu në përfundimin se i shoqëruari duhej liruar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›