E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i Albpetrol, Berisha fton kompaninë “Socar”

10/02/2012  Vizita në Azerbajxhan

Kryeministri Berisha në hapje të takimeve zyrtare në Baku u takua me presidentin e Republikës së Azerbajxhanit Ilham Alijv në rezidencën e tij. Vend të gjerë në bisedimet zyrtare morën projektet madhore energjetike me interes të përbashkët dhe investimet në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare. Kryeministri Berisha ftoi kompaninë shtetërore të gazit dhe naftës “Socar” të marrë pjesë në privatizimin e Albpetrolit, si dhe në zhvillimin e masterplanit për ngritjen e rrjetit të transmetimit të gazit në Shqipëri. Kreu i qeverisë theksoi se projekti për gazsjellësin tansariatik (TAP) është projekti me fizibël për transmetimin e gazit azerbajxhanas drejt tregjeve europiane dhe me rëndësi vitale për sigurinë energjetike dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Europës.

Në vijim të vizitës Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me homologun Artur Rasi-Zade. Ata ishin të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke të investimeve mes dy vendeve si dhe një memorandumi mirëkuptimi midis ministrive të Ekonomisë për bashkëpunimin në fushën e industrisë dhe energjisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›