25 vjetori i debutimit të Inva Mulës

Sopranoja shqiptare më e njohur në botë, Inva Mula po vazhdon me shume suksese karrierën, duke mahnitur publikun anembanë botes, me interpretimet e saj në veprat më të njohura.
Ajo ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm dhe ka interpretuar në skenat më prestigjioze në botë, në Paris, në Bruksel, në München, Oslo, Milano e deri në New York dhe Sidney. Mula ka dhënë zërin e saj në filmin “Elementi i pestë” në vitin 1997.
Për nder të saj, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë do të shënojë 25 vjetorin e debutimit të saj në skenën shqiptare.
Kjo është e paraparë në kalendarin vjetor të TKOB, i cili u prezantua në Tiranë.
Përveç përvjetorit të Mulës, do të ketë shfaqje për një tjetër soprano të njohur. Në TKOB do të festohet edhe 100vjetori i lindjes së sopranos Marie Kraja.