Gallagher, koncerte për fansat e “Beady Eye”
Nga Express më 28 mars 2011 në ora 09:54
Bendi i ri “Beady Eye” po shpreson që të lë mbresa te një legjion i fansave të ri gjatë koncerteve të planifikuara për verën e ardhshme.
Bendi që ka planifikuar disa koncerte në Britani dhe Evropë, pritet që të shfaqë muzikën e re me shpresë të tërheqjes së interesimit të nevojshëm.
“Ky është emri i kësaj loje. Që të fitosh fansa të rinj. Mendoj, sigurisht se fansat e Oasis kanë aderuar dhe janë përfshirë, ndërsa të gjithëve u pëlqeu kjo. Por, muzika është për të gjithë. Beady Eye është për të gjithë”, theksoi Liam Gallagher.