250 fëmijë e të rritur në kampionatin e 8 të Dence sportive
15/12/2008 Durrësi organizon garën
Është organizuar në Durrës kampionati i 8-të i dansit sportiv për fëmijë e të rritur. Federata sportive ka aktivizuar për të marrë pjesë në konkurrim 250 fëmijë e të rritur të cilët kanë manifestuar përgatitjen e tyre në garën për trofe. Durrësi ka pritur për herë të parë këtë lloj aktiviteti ku ka rënë në sy prania e fëmijëve të moshës së vogël. Në këtë aktivitet konkurrentët janë ndarë në 8 kategori duke afruar 26 fitues në çift. Trofetë do të klasifikohen për fituesit e dansit latin dhe të atij standart. Në këtë aktivitet ka rënë në sy prania edhe e fëmijëve të kopshteve. Konkurrentët kanë qenë nga mosha 3 vjeç deri në 25 vjeç dhe në këtë aktivitet është ndjerë përfaqësim i gjerë nga të gjitha rrethet e vendit. Kampionati sportiv ka synuar të nxjerrë në pah përgatitjen e talenteve si dhe për të promovuar edhe llojin e sportit të njohur dhe të pëlqyer nga të gjitha moshat.