E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia të njohë gjuhën shqipe për arvanitasit

15/12/2008  Të nisë regjistrimi i popullsisë sipas kombësisë si dhe të happen shkollat

Një grup intelektualësh shqiptarë u kanë kërkuar dje autoriteteve greke si dhe Parlamentit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara njohjen e të drejtave të popullsisë shqiptare që jeton në territorin grek. Në mbështetje të të drejtave të minoriteteve me anë të një memorandumi kërkohet zyrtarizimi I gjuhës shqipe në të gjitha zonat ku jeton popullsia autoktone shqiptare. Ndërsa janë zonat Kostur, Konicë, Follorinë, Janinë, Pilat, Paramithi, Margëlliç, Igumenicë, Pargë, Arpicë, Preves dhe Sulë të cilat janë cilësuar si minoritet shqiptar. Përveç njohjes së gjuhës, është kërkuar nisja e regjistrimit të menjëhershëm të popullsisë në bazë të KOmbësisë dhe në bazë të saj të njihen dhe të drejtat e pjesëmarrjes në qeveri. Intelektualët që e kanë firmosur memorandumin kërkojnë dhe mbështetjen me fonde të posaçme për hapjen e institucioneve shkollore në gjuhën shqipe me qëllim arsimimin në gjuhën e nënës për gjithë shqiptarët.

Kërkesa është argumentur në mungesën e barazisë dhe reciprocitetit, ku ndonëse shteti shqiptar ka njohur dhe mbështetur të drejtat e gjithë minoriteteve greke, shqteti ynë nuk pranon njohjen e pakicave. Ndaj dhe është kërkuar ndërhyrja prej Parlamentit Evropian si dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si garant për të drejtat e njeriut. Një kërkesë e tillë vjen për herë të parë e mbështetut dhe me firmat e disa intelektualëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›