E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina e Tavos ekspertiza I vune zjarrin qellimisht

Makina e nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Tavo e cila u dogj dy ditë më parë, pas nënshtrimit të ekspertizës është konkluduar se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se automjeti tip Range Rover i cili ishte i parkuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme në kryeqytet, ka marrë flakë në pjesën e prapme të saj duke hedhur kështu poshtë dyshimet për një shkëndijë elektrike të baterisë.

Ngjarja është mbajtur sekret nga policia, ndërsa pas nënshtrimit të ekspertizës së plotë për shkakun e shpërthimit u konkludua se automjetit i është vënë zjarr qëllimisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›