9 mars 2008- Kryetarja Topalli niset për një vizitë zyrtare, dy ditore në Letoni.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli niset sot për një vizitë zyrtare, dy ditore në Letoni, me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Letonisë, Gundarz Daudze.
Gjatë vizitës së saj, Kryetarja Topalli do të zhvillojë një takim të veçantë edhe me Presidentin e Letonisë, Valdis Zatlers
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe delegacioni parlamentar do të priten në takim edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Vinets Veldre si dhe të zhvillojë një seancë dëgjimore me Komisionin e mbrojtes, Politikës së Jashtme dhe Komisionin e Parandalimit të Korrupsionit në Parlamentin letonez.
Letonia është vendi i parë që ratifikoi MSA-në Shqipëri-BE dhe ndër të parët që njohu shtetin e ri të Kosovës. Në takimet me krerët më të lartë të Letonisë pritet të diskutohet mbi proceset integruese të Shqipërisë në BE dhe NATO si dhe mbi bashkëpunimin dy dhe shumë palësh.