26 vite burg dy trafikanteve u kapen me 56 kg droge
TRAFIKU I HEROINS
TIRAN- Gjykata e Krimeve te Renda ne kryeqytet denoi me 26 vite burg Alban Hamzallarin e Pellumb Peqinin te akuzuar per trafik heroine nga Turqia drejt Shqiperise. Sipas vendimit te trupes se kryesuar nga gjyqtari Sander Simoni dy te pandehurit duhet te vuajne nga 13 vjet burg per trafikim te droges.
Prokurori Ardian Nezha gjate konkluzioneve kerkoi qe i pandehuri Alban Hamzallari te denohej me 16 vite burg per drejtimin e organizimin e trafikut te droges ndersa per Pellumb Peqinin kerkoi 15 vite burg. Avokatet mbrojtes kerkuan pafajesi pasi te pandehurit jane denuar e kane vuajtur denimin ne Turqi.
Avokat Spartak Ngjela qe mbron Pellumb Peqinin e cilesoi vendimin si te turpshem dhe pjese e qeverise se korruptuar. Sipas vendimit te gjykates i pandehuri Peqini do te merrte 35 mije euro per te kaluar 56.5 kg heroine nga Turqia ne Shqiperi.
Keto para sipas deklarimeve te te pandehurit Peqini ia kishte premtuar Alban Hamzallari. Heroina ishte ngarkuar ne Turqi ne nje kamion konfeksionesh qe vinte ne Shqiperi. Droga e sekuestruar me 8 nentor 2004 ne piken e kalimit kufitar turko- bullgar. Pellumb Peqinit pronari Hamzallari i kishte propozuar te shkonte ne Turqi nga ku do te trafikonin per ne Shqiperi nje sasi heroine.
Gjithashtu sipas vendimit njohja mes te pandehurit Peqini dhe Hamzallari ka qene i rastesishem dhe me pas ishin takuar perseri ne nje kafe jashte Elbasanit ku dhe kishin bere pazarin e droges.