E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduken kallashet e policise ne armature

Ngjarja ndodhi ne sheshin Avni Rustemi kur administratori i nje shoqerie te policise private denoncoi rastin


TIRANE- Zhduken armet nga magazinat e policise. Nisin hetimet ndaj poseduesve te tyre dhe personave qe i kishin marre ne pergjegjesi armet. Ngjarja mesohet se ka ndodhur dy dite me pare kur gjate nje kontrolli ne vendet e depozitimit te armeve ato nuk jane gjetur ne armaturen e shoqerise se ruajtjes dhe sigurise fizike Oktapus qe ka zyrat ne sheshin Avni Rustemi.


Lajmi u konfirmua nga burime te policise se kryeqytetit ndersa mesohet se administratoret e kesaj shoqerie denoncuan ne komisariatin e policise nr.1 ne kryeqytet zhdukjen e armeve nga armatura e saj.


Burime te Drejtorise se Policise se qarkut te Tiranes thane dje per gazeten Shekulli se menjehere pas kallezimit te dhene nga drejtuesit dhe administratoret e kesaj shoqerie te sigurise fizike nisen menjehere hetimin per zbardhjen e ngjarjes.


Nje grup ekspertesh kriminaliste dhe hetuesish mberriten ne adresen e zyrave te shoqerise se mesiperme per te nisur verifikimet dhe veprimet ne vendin e ngjarjes.


Nga keqyrja e armatures dhe e vendeve te tjera ku policia dyshonte se jane zhdukur policia ka administruar dhe ka fiksuar prova te ndryshme qe hidhnin drite mbi rrethanat e ngjarjes. Nga kryerja e veprimeve te tilla policia ka konstatuar se ishin zhdukur dy automatike te markes Kallashnikov.


Pas veprimeve te kryera policia referoi ne prokurori materialet hetimore me akuzen e shperdorimit te armatimit dhe shperdorimit te detyres dhe vjedhjes se armatimit. Nderkaq policia nuk ka marre nen akuze asnje person deri me tani apo nen hetim por pritet qe sqarimi i rrethanave te metejshme te ngjarjes dhe marrjen ne cilesine e te pandehurve te personave konkrete.


Armet e mesiperme sipas burimeve jane ne inventarin e Policise se Tiranes dhe burimet thane se pervec procedimit pritet qe ndaj shoqerise pergjegjese te vihen ne ngarkim financiarisht edhe armet e humbura.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›