Kapet nje sasi droge me destinacion Greqine
GJIROKASTR- Sekuestrohet serish lende narkotike ne afersi te kufirit e me destinacion Greqine. 70 kilograme marijuane eshte sasia e kapur ndersa ne pranga eshte vendosur njeri prej transportuesve. Dy te tjere jane shpallur ne kerkim.
Burime zyrtare te Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin kane bere te ditur se lenda narkotike po transportohej me krahe drejt kufirit te gjelber. Konstatimi i saj eshte bere ne vendin e quajtur Gryka e Bogazit afer piramides 24 te kufirit.
Sherbimet e Policise Kufitare te Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster kane konstatuar me anen e mjeteve logjistike tre shtetas te cilet kishin nga nje cante te madhe shpine brenda se cilave dyshohej se kishte lende narkotike dhe qe po ecnin drejt vijes kufitare me shtetin grek.
Menjehere forcat e Policise Kufitare jane vene ne ndjekje te ketyre shtetasve duke u mbeshtetur edhe nga sherbime te tjera shtese. Patrulla e Policise Kufitare ka arritur te kape ne flagrance njerin prej transportuesve 23-vjecarin Adil Peshku nga Librazhdi se bashku me canten qe transportonte.
Ndersa dy personat e tjere duke perfituar nga erresira dhe moti i keq me shi e debore te favorizuar edhe nga terreni i thyer dhe bimesia kane arritur te largohen pa u identifikuar nga patrulla e policise kufitare duke braktisur edhe cantat te cilat jane sekuestruar nga ana e policise- thuhet ne komunikaten zyrtare ne lidhje me kete ngjarje.
Mesohet se ne tri cantat ndodhej nje sasi prej 70 kilogramesh marijuane e ndare ne 60 pako me peshe te ndryshme e mbeshtjelle me leter natriban. Trafikim i lendeve narkotike eshte vepra penale qe rendon mbi te arrestuarin nderkohe qe vijojne operacionet per ndalimin e dy transportuesve te tjere per te cilet policia deklaron se jane dy te rinj nga Saranda ndersa te dhenat e tjera mbahen sekret per shkak te hetimeve.
Brenda nje jave kjo eshte sasia e trete e droges qe sekuestrohet ne nje total prej 130 kilogramesh. Dy transportues jane vene ne pranga ndersa kater te tjere jane shpallur ne kerkim.