27 komuna bllokojnë listat

15/06/2005 Celibashi paraqet dokumentet për ndjekjen penale të krerëve të njësisë vendore
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka deklaruar dje nisjen e ndjekjes penale për 27 kryetarë të njësive vendore. Kjo për vetë faktin se deri dje në mëgjes nuk ishin paraqitur të dhënat e kërkuara prej KQZ-së në lidhje me listat e zgjedhësve dhe me numrin e qendrave të votimit që ka çdo zonë zgjedhore. KQZ e deklaroi të mbyllur afatin e mbledhjes së informacionit për numrin e qendrave të votimit dhe atë të zgjedhësve për çdo qendër votimi të njësive vendore. "Afati u mbyll në mesnatën e kaluar dhe rezulton se 357 njësi vendore kanë mundësuar sjelljen e informacionit përkatës në KQZ", thuhet në deklaratën për shtyp. Kryetarët e njësive vendore i janë përgjigjur thirrjes publike të KQZ, duke bërë të mundur mbledhjen e informacionit dhe përpunimin e tij. Hapi tjetër i KQZ është fillimi i procesit të shtypshkrimit të fletëve të votimit.
Denoncimi
Vetëm 27 njësi vendore nuk kanë respektuar detyrimin e tyre ligjor për dërgimin e informacionit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përpiloi aktin e kallëzimit penal për kryetaret e këtyre njësive vendore për pengesë të procesit zgjedhor. Kallëzimi penal do të kryhet në Prokuroritë e rretheve përkatëse. Megjithatë, KQZ e vlerëson të kapërcyer pengesën e ditëve të fundit, dhe u bën thirrje të gjithë hallkave të realizimit të procesit zgjedhor që të tregojnë vullnet dhe bashkëpunim më të madh me synim, miradministrimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 3 korrik 2005. Megjithatë, KQZ ka këmbëngulur në marrjen e informacionit dhe për njësitë që ende nuk janë paraqitur. Në rast se të dhënat nuk do të dorëzohen, atëherë dënimi ndaj tyre do të jetë dhe më i rëndë.
Gjoba
Po dje, Komisioni Qedror i Zgjedhjeve ka marrë në shqyrtim kërkesën e Bordit të Monitorimit të Medias për gjobitjen e 4 televizioneve lokale. Bordi kërkoi marrjen e masës për 2 televizione në Shkodër, një në Kuçovë dhe një televizion në Berat. Gjoba do të jetë në masën 10 mijë lekë të reja, e shoqëruar me kërksën për të arritur në balancimin e kohës së vënë në dispozicion të partive politike për fushatën elektorale. Në rast se kjo pikë nuk do të plotësohet, KQZ ka paralajmëruar rritjen e gjobës dhe marrjen e masave të tjera penalizuese, që shkon deri në pezullimin e transmetimeve. Për këtë pikë kërkohet ndërhyrja e Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit.
Dushk
Frakull
Grabian
Dropull i Poshtëm
Lunxheri
Picar
Pogon
Zagorie
Ballaban
Pirg
Bujan
Bytyç
Shishtavec
Margegaj
Tropojë Fshat
Shëngjin
Bushat
Dajç Shkodër
Temal
Velipojë
Fierzë-Pukë
Iballë
Qerret
Dhivër
Markaj
Brataj
Himarë