Islami mesazh urimi ministrit të Danimarkës
15/06/2005 Ministri i Punëve të Jashtme, Kastriot Islami, i ka dërguar një telegram urimi ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës, Per Stig Moller, me rastin e Festës Kombëtare të Mbretërisë së Danimarkës. Në letrën e tij, Islami përcjell urimet e tij të përzemërta për homologun e tij dhe popullin danez, me rastin e Festës Kombëtare. “Me këtë rast dëshiroj të theksoj se qeveria dhe populli shqiptar vlerësojnë në mënyrë të veçantë ndihmën e madhe dhe kontributin që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë, duke u afirmuar si një partnere e natyrshme dhe një ndër miqtë tanë më të mirë dhe më të sinqertë”, shprehet në letrën e tij ministri Islami. Së fundi, Islami ka falenderuar edhe një herë per ndihmën dhe mbështetjen e gjithanshme që i ka dhënë Danimarka vendit tonë deri më sot, dhe shpreh bindjen se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, për zgjerimin dhe konkretizimin e bashkëpunimit dypalësh, për integrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane dhe euroatlantike, duke i dhënë atij dimensione të reja në të gjithë fushat me interes të ndërsjellë.