E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leka i prezanton Shpëtim Rroqin në zonën 36

15/06/2005  Pretendenti i Fronit Mbretëror Leka I ka prezantuar kandidatin e “LZHK-Leka I Zogu” Shpëtim Roqi, në zonën 36 Tiranë, Shkolla e Bashkuar, Allias, Kinostudio, të hënën pasdite, në një takim të hapur me banorët e zonës, të zhvilluar në një shesh pranë shkollës “Bajram Curri”. Përveç drejtuesit të Lëvizjes, Mbretit Leka I, ishin të pranishëm edhe disa përfaqësues të tjerë të LZHK e personalitete të jetës publike të vendit. Zogu tha se “ne duam që shteti shqiptar të sigurojë rend, por edhe punë për të gjithë shqiptarët. Shteti duhet të japë garanci për zhvillim, ta mbrojë me ligj pronën, pronarin e vjetër dhe pronarin e ri. Shteti duhet të sigurojë që njerëzit të lëvizin me pasaportë shqiptare.

Pa një shtet të tillë, pa një qeveri shqiptarësh – për Shqipërinë, nuk mund të ketë zhvillim kombëtar dhe integrim euroatlantik. Unë e di se këto akoma njerëzit nuk kanë ujë e drita, nuk kanë doktorë, nuk kanë rrugë e shkolla. Ky është një turp shtetëror. Për ta ndryshuar këtë situatë, votoni LZHK, votoni Shpëtim Roqin!”. Takimin e përshëndetën edhe Agim Zeka, trajneri i sportklub Tiranës, Sulejman Starova, e kandidatë të LZHK-së në zonat e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›