E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moisiu kërkon dorëheqjet e dekanëve

15/06/2005  Kreu i shtetit përshëndet largimin vullneta të drejtorëve dhe pse nuk kërkohej nga ligji

Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka kërkuar dorëheqjet e të gjithë kandidatëve për deputetë, të cilët mbajnë aktualisht poste akademike. Në respektim të institucionit të dorëheqjes, kreu i shtetit ka kërkuar që në të ardhmen ligjet shqiptare të jenë rrepta për sa i përket ndarjes së interesave politikë nga interesat profesionale. Gjatë një vizite në rrethin e Krujës, Moisiu i është drejtuar të gjithë përfaqësuesve të subjektevë partiakë që të respektojnë Kodin e Etikës për të zhvilluar një fushatë elektorale të qytetëruar. Në qendër të interesit të kreut të shtetit ka qenë dhe zhvillimi i debatit mes dy liderëve kryesorë të politikës shqiptare, Fatos Nanos dhe Sali Berishës. Sipas Moisiut, një debat i tillë duhet bërë, por duke iu referuar alternativave të së ardhmes dhe jo debateve të së kaluarës.

Dorëheqjet

Kreu i shtetit ka kërkuar vazhimin e dorëheqjeve nga kandidatët për deputetë dhe pse fushata elektorale ka më shumë se 10 ditë që ka filluar. Moisu ka përshëndetur dorëheqjet e drejtorëve të rëndësishëm, duke pranuar se këto largime nga postet kryesore të administratës publike nuk përbënin shkelje ligjore. “Dua të përshëndes ata që kanë dhënë dorëheqjen, pavarësisht se kjo nuk është parashikuar me ligj, edhe pse ka shumë gjëra që nuk janë të parashikuara me ligj, që mbase do t'i parashikojmë më vonë. Institucioni i dorëheqjes është fjala e parë që po merr qytetërimin në vendin tonë dhe ky është një hap goxha i madh. Megjithatë, unë pres që kjo të vazhojë”, tha Moisiu. Vetëm disa ditë më parë, kreu i shtetit ka kërkuar lagrim nga postet drejtuese të disa drejtorëve, të cilët janë përfshirë në veprimtaritë politike të partive.

Etika

Iniciatori i finalizimit të Kodit të Etikës për partitë politike në këtë prag zgjedhjesh shprehet i pakënaqur për mënyrën se si po rriten çdo ditë e më shumë tonet mes kundërshtarëve politikë në këtë fushatë elektorale. Dhe pse kanë firmosur të njëjtin dokument, sipas Moisiut, përfaqësuesit e subjekteve politike dhe mbështetësit e tyre nuk po tregohen të kujdesshëm për të zhvilluar fushata të qytetëruara. “Kodi i Sjelljes është një hap i ri dhe një përpjekje e mirë për të futur një moral të ri politik në Shqipëri, për të cilin kemi shumë nevojë. Si çdo gjë e re, në fillim asimilohet me vështirësi, megjithatë kohët e fundit kam vënë re një ashpërsim të toneve. Do t’iu sugjeroja, veçanërisht kryetarëve të partive kryesore, të kenë më tepër kujdes, si për veten dhe bashkëpunëtorët e tyre”, tha Moisiu. Gjithashtu, kreu i shtetit ka komentuar zhurmën që po bëhet në kanalet e politikës dhe mediave për zhvillimin e debatit Nano-Berisha. Sipas Moisiut, “debatet janë pozitive, por gjithmonë duhen bërë me tone të qeta dhe me alternativa për të ardhmen, dhe jo për të kaluarën”.

Majlinda Keta PS

Ingrid Shuli PSD

Ylli Pango PD

Gjergji Prendavinji PD

Gëzim Karapici PD

Jorgaq Kaçani LSI

Arben Demeti PAD

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ritvan Bode, tha se opozita nuk ka asnjë akuzë konkrete për konflikt interesash për kandidatët e saj që janë dekanë apo rektorë universitetesh. “Atë çka kërkon PS është barazuar; abuzim me postet pushtetore të një numri kandidatësh dhe për të krijuar idenë që edhe nga ana e opozitës, dy rektorët apo tre dekanë po shkelin rregullat e lojës në një fushatë elektorale. Besoj që kjo është një gjë që nuk shkon dhe nuk është bindëse për askënd”, tha Bode.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›