28 janar, PS premton protestë paqësore
27/01/2011 E majta homazhe në nderim të tre protestuesve të vrarë
Partia Socialiste do të rikthehet sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por kësaj radhe për të bërë homazhe në nder të tri viktimave të 21 janarit. Pra, opozita dhe mbështetësit e saj do të jenë në shesh më 28 janar, duke refuzuar apelin e faktorit ndërkombëtar, i cili ka kërkuar që partitë politike të heqin dorë nga organizimi i protestave. Kjo u faktua nga vetë kreu i PS-së Edi Rama, i cili pasditen e djeshme ftoi qytetarët shqiptarë të jenë pjesë e homazheve në bulevard.
Homazhet
Një marshim në heshtje me lule në duar në nderim të viktimave të 21 janarit do të jenë elementet përbërëse të demonstratës paqësore që pritet të organizohet nesër në orën dy të pasdites. Mësohet se qytetarët e ardhur nga rrethet dhe banorë të Tiranës do të përshkojnë më këmbë rrugët kryesore të kryeqytetit, sipas drejtimeve përkatëse nga ato vijnë, për t’u bashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pas bashkimit në bulevard, të gjithë qytetarët do të marshojnë në formë kortezhi deri në sheshin “Nëna Tereza”, për t’u kthyer dhe një herë në vendin ku u vranë tre protestuesit më 21 janar. Mësohet se në këto homazhe nuk do të ketë fjalime apo thirrje nga drejtuesit politikë, aq më pak nga qytetarët, me përjashtim të një mesazhi të shkurtër të kryetarit të opozitës Edi Rama në çastin kur në shesh do të ndizen qirinjtë.
Pjesëmarrja
Demonstrata e 28 janarit, e paralajmëruar nga Partia Socialiste, pritet të jetë e qetë dhe paqësore. Kjo të paktën është premtuar nga vetë kreu i kësaj partie Edi Rama. Megjithatë, gjatë këtyre ditëve lidershipi socialist ka porositur deputetët e PS-së që të zbresin në bazë për të kontaktuar me drejtues dhe anëtarë të kësaj në funksion të mbarëvajtjes së tubimit. Kështu, mësohet se në takimet e tyre deputetët jo vetëm që duhet të japin mesazhet e qarta për të gjithë mbështetësit socialistë në rrethe, por duhet të sigurojnë dhe një pjesëmarrje të gjerë në demonstratë. Nga ana e tij, Rama në daljen e tij publike sqaroi dhe një herë natyrën e protestës së 28 janarit. “Kjo është një rezistencë që mund të mallkohet, kërcënohet apo refuzohet si formë e të shtruarit të problemit, por nuk mund të thyhet, sepse ajo vjen nga forca e arsyes dhe realiteti i një Shqipërie të marrë peng. Kush mendon se ne e duam Shqipërinë më pak ngaqë kërkojmë për të më shumë se kaq, pa dyshim gabohet. Ne e duam Shqipërinë një vend ku Europa të mos mbetet parullë për të ardhmen, po realiteti i së sotmes shqiptare, ku të ndërtohet një orë e më parë një shtet për qytetarët, jo një shtet për të kapur pushtetarët”, - u shpreh dje Rama gjatë fjalës së tij.
Ftesa
“Kush dëshiron të lutet me fjalët e tij të thëna pa zë bashkë me këdo tjetër, që njësoj kërkon një atdhe ku të fitojë paqja e jo dhuna, respekti për njëri-tjetrin e jo armiqësia me njëri-tjetrin, bashkëjetesa evropiane e jo barbaria fashiste, është i ftuar të marrë pjesë në homazhet e 28 janarit. Kush dëshiron t’i tregojë botës mbarë, që në të gjitha ekranet e gjuhët do të përcjellë homazhet e 28 janarit, se shqiptarët vriten, plagosen, rrihen e nëpërkëmben në mes të Europës si të ishin të pushtuar e jo të qeverisur, e megjithatë as do të jepen rrugëve të dhunës e as të fshihen qosheve të frikës, është i lutur të vijë për të ndezur qiriun e ëndrrave e shpresave të veta, që ishin dhe ëndrrat e shpresat e tre demonstruesve të paharrueshëm”, - vuri në dukje kreu i PS-së lidhur me demonstratën që pritet të organizohet nesër.
Qëndrimi
“Kush beson te verbëria e dhunës e jo te lotët e paqes, nuk ka lidhje me rrugën tonë të rezistencës paqësore. Kush beson te padurimi i dhunës e jo te këmbëngulja e paqes, nuk ka lidhje me rrugën tonë të rezistencës paqësore. Kush beson te hapja e plagëve të reja për të mbyllur plagë të vjetra, nuk ka lidhje me rrugën tonë të rezistencës paqësore. Kush mendon se kjo është një luftë për të marrë pushtetin nga rruga, gabohet. Kjo është një rezistencë paqësore për t’i mbyllur rrugën një pushteti që kërkon ta kthejë Shqipërinë mbrapa, në të shkuarën e dhunshme të partisë-shtet. Kush mendon se rezistenca jonë mund të thyhet me arsyen e forcës apo me mosarsyen e tërheqjes sonë pa u zgjidhur asgjë, përsëri gabohet”, - deklaroi Rama gjatë deklaratës së tij lidhur me një çështje të tillë.
Deklarata e Internacionales Socialiste
“Zgjidhje paqësore dhe demokratike të krizës aktuale”
Internacionalja Socialiste shprehu shqetësimin e saj lidhur me situatën aktuale në vendin tonë. “Internacionalja Socialiste, në përputhje me qëndrimet e shprehura më parë, është gjithnjë e më e alarmuar nga përkeqësimi i situatës në Shqipëri. Në takimet e saj organizata jonë e ka adresuar tanimë nevojën për të garantuar demokracinë në Shqipëri, duke përfshirë transparencën e administrimit të zgjedhjeve, llogaridhënien nga ana e pushteteve ekzekutive dhe legjislative, lirinë dhe pavarësinë e gjyqësorit dhe medies dhe të drejtat dhe shanset e barabarta për qytetarët”, - thuhej në deklaratën për shtyp të bërë me dije për medien nga zyra e shtypit pranë PS-së. Po në këtë deklaratë theksohej se “Internacionalja Socialiste denoncon vrasjen e tre protestuesve në Tiranë javën që shkoi gjatë një demonstrate, në të cilën qytetarët shqiptarë shprehën shqetësimet e tyre pas këtyre zhvillimeve të fundit. Ne bëjmë thirrje për një hetim të menjëhershëm të këtyre vrasjeve dhe që autoritetet të ndalojnë të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për këto krime”. Gjithashtu kjo organizatë, duke qenë në mbrojtje të PS-së, bëri dje dhe një herë tjetër thirrje për “një zgjidhje paqësore dhe demokratike të krizës aktuale, e cila po e minon edhe më tej stabilitetin në vend dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë për anëtaren e saj, Partinë Socialiste të Shqipërisë.