E Diel, 1 Nëntor 2026

28 jave, Kategoria Superiore në shifra

Kur janë zhvilluar 28 javë nga 33 që ka Kampionati i 69-të Kombëtar, ai i Kategorisë Superiore janë publikuar edhe disa shifra interesante. Janë dhënë 654 kartonë të verdhë, ose 23.35 kartona për cdo javë (për 6 takime) dhe 45 kartonë të kuq, ose 1.60 për cdo javë.
Ai i golave është 372 në 168 ndeshjet e zhvilluara deri tani, ose mesatarisht 2.2 gola për ndeshje. Dinamo ka sulmin më të mirë në këto 28 javë: 44 gola të realizuar, nga këto 31 në ndeshjet brenda dhe 13 në transfertë.
Më shumë gola në transfertë kanë shënuar Partizani, Tirana e Vllaznia, secila nga 15 gola. Partizani është i vetmi ekipi i pathyeshëm në ndeshjet e shtëpisë: 14 ndeshje, 9 fitore e 5 barazime. Besa në ndeshjet në shtëpi nuk ka asnjë shenjë barazimi: 15 ndeshje; 13 fitore, 2 humbje.
Në ndeshjet jashtë është Skënderbeu që nuk ndanë pikë me ndonjë skuadër. Për skuadrën korcare ne 15 ndeshjet e luajtura jashtë janë 1 fitore (me Teutën) dhe 14 humbje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›