E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memaliaj tërhiqet nga kampionati

Memaliaj, skuadra që merr pjesë në Kategorinë e Dytë, Grupi i Jugut, mund të mos i luajë ndeshjet e fundit. Kryetari i Bashkisë së ish-qyteti minator jugor, Pëllumb Bodeci, njëherësh edhe president i skuadrës deklaroi tërheqjen e skuadrës pas barazimit 1-1 me Butrintin e Sarandës.
Bodeci pati ankesa për gjykimin e Aranit Lulaj, ku gjyqtari dha nje penallti per Butrintin. Memaliaj pas 18 ndeshjesh ndodhet në vendin e 3-të me 38 pikë, po aq sa Vlora, por me tri pikë më pak se kryesuesi Gramozi(41), që është shumë pranë ngjitjes në Kategorinë e Parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›