Teuta kërkon tri pikët me Flamurtarin

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, pohoi se ndaj Flamurtarit skuadra e tij synon vetëm fitoren, në rast se dëshiron të mos shoqërojë Skënderbeun, i rrëzuar edhe matematikisht në Kategorinë e Parë. Teuta, tashmë ndodhet në vendin e nëntë në kuotën 30 pikëve, barazoi ndeshjen e fundit me Kastriotin (0-0), takim që u zhvillua në Shkodër. Flamurtari, i teti, ka 36 pikë. Nga ana tjetër dy rivalët e tjerë për mbijetesë, Kastrioti do të ndeshet me Skënderbeun në transfertë dhe Besëlidhja do të presë në shtëpi Shkumbinin.