Vllaznia synon finalen në Kupë

Vllaznia humbi 5-1 ndeshjet e fundit në kampionat me Tiranën në kryeqytet, në një ndeshje më se të shëmtuar për formacionin shkodran. Gjithsesi, në rikthimin e dytë brenda kater diteve në Tiranë të kuqebluve, për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Dinamos, djemtë e malaziasit Dervish Haxhiosmanovic synojnë të paraqiten ndryshe, ndaj një kundërshtari, që e kane mundur dy javë më parë po në këtë kompeticion, me rezultatin e thellë 4-0.
Vllaznia i ka të gjitha shanset për t'u kualifikuar në finale, cka mund të sillte edhe trofeun e parë të presidentit Valter Fushaj dhe të gjashtin e Vllaznisë në Kupë.