Di Stefano mposht Zidanin

Alfredo di Stefano është lojtari më i mirë në historinë e Realit përpara Zinedin Zidan. Përfundimi ka dalë nga një sondazh. Golashënuesi mitik spanjollo-argjentinas, i cili e përfundoi sezonin pesë herë si shënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll (1954, 1956, 1957, 1958, 1959), mblodhi 28 466 vota (në një tolal prej 1 006 965 votuesish),me 122 vota me shumë se Zinedin Zidan, që mblodhi nga ana e tij 28 344 vota. Lajmi jepet nga siti lequipe.fr.
Raul, kapiteni aktual i Realit të Madridit, kompletoi podiumin. Mbrojtësi brazilian Roberto Karlos, i larguar te Fenerbahce në qershor të vitit 2007, pasi shpenzoi 11 vite në Madrid, meritoi vendin e katërt. Një tjetër lojtar i efektivit të sotëm të Realit, portieri spanjoll, Iker Kasijas, përfundoi në vendin e gjashtë.