Frank Shabani vazhdon rrugën e sukseseve

Frank Shabani vazhdon rrugën e sukseseve duke shënuar edhe fitoren e 13-të në boksin profesionist përballë estonezit Albert Starikov. Dueli që zgjati 8 runda u zhvillua në qytetin Neubrandenburg të Gjermanisë, ndërsa pas përfundimit të duelit gjyqtarët i dhanë fitoren boksierit të lindur në Prishtinë me vendim unanim. Pas këtij dueli bilanci i Shabanit në ringun profesionist është ai i 13-të fitoreve (5KO) dhe asnjë humbje për më pak se dy vjet sa ka përvojë në boksin profesionist.