E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi i Serbisë, Kukan: Uroj që BE ta pranojë

Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Jugliondore, Eduard Kukan ka përshëndetur rekomandimin e mbrëmshëm të Këshillit Ministror të Bashkimit Evropian, që Serbisë ti jepet statusi i kandidatit për pranim dhe ka shfaqur shpresën se Këshilli i BE-së do ta pranoj atë.

Në një kumtesë për media Kukan e ka përshëndentur edhe propozimin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton dhe komisarit për zgjerim, Stefan Fyle, për fillimin e studimit të fizibilitetit për Kosovën.

U uroj përfaqësuesve të Serbisë në punën e tyre për arritjen e këtij statusi, tha Kukan dhe vlerësoi se statusi i kandidatit i forcon obligimet në raportet Bashkimi Evropian Serbi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›