E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet 4.8 ballë në Iran e Irak

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.8 ballë e shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Iran dhe Irak.

Sipas matjeve të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti e ka pasur hipoqendrën në 10 km thellësi dhe epiqendrën 70 km në veri të qytetit iraken Amara.

Lëkundja e parë është ndjekur nga një tjetër lëkundje me magnitudë 4.7 ballë, ndërsa nuk është njoftuar për viktima apo dëme materiale. / G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›