E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia ndër partnerët kryesorë në shkëmbimet tregtare me Shqipërinë

Greqia vazhdon të jetë ndër partnerët kryesorë të vendit tonë në tregtinë e jashtme, si për importin e mallrave të ndryshme, ashtu edhe për eksportin. Treguesit e publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) bëjnë të ditur se gjatë muajit shkurt të këtij viti, nga Greqia janë importuar 5,427 miliard lekë mallra të ndryshme, ndërsa për të dy muajt e parë të vitit kjo shifër ishte 10,347 miliard lekë. Grupmallrat kryesore të importit nga Greqia kanë qënë gjatë dy muajve të parë të këtij viti minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, materiale ndërtimi e metale, ushqime, pije e duhan etj. Ndërkohë, drejt shtetit fqinj janë eksportuar gjatë shkurtit 2009 mallra të ndryshme me një vlerë prej 729 milionë lekë, ndërsa për të dy muajt e parë të vitit kjo shifër ishte 1,224 miliard lekë. Për eksportin, grupmallrat kryesore që kanë shkuar drejt shtetit fqinj kanë qënë tekstile e këpucë, materiale ndërtimi e metale etj. Edhe gjatë vitit 2008, Greqia ka qënë një partner i rëndësishëm i vendit tonë në tregtinë e jashtme. Gjatë vitit te kaluar nga Greqia u importuan mallra të ndryshme në një vlerë prej  64,266 miliad lekë. Vendin kryesor e zunë grupmallrat minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike me 26,449 miliard lekë, ushqime, pije e duhan me 9,971 miliard lekë, materiale ndërtimi dhe metale me 8,485 miliard lekë etj. Ndërsa për eksportet drejt Greqisë gjatë vitit 2008 shifra ishte 9,896 miliard lekë, ku vendin kryesor e zunë grupmallrat tekstile e kepucë me 3,795 miliard lekë, materiale ndërtimi e metale me 2,426 miliard lekë, minerale, lëndë djegëse, energji elektrike me 1,347 miliard lekë etj. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›