E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 cigare në ditë dyfishojnë rrezikun e rishfaqjes së infarktit

• Tre ose katër cigare në ditë dyfishojnë rrezikun për të pasuar një infarkt të dytë, megjithëse gati 80% e pacientëve që kanë pasur më parë një atak kardiak nuk arrijnë të shkëputen nga duhani.Alarmi është lëshuar nga Filippo Crea, kardiolog i universitetit katolik “Sacro Cuore” në Romë, gjatë Kongresit të XXV të Kardiologjisë. Ndër rreziqet kryesore, ndaj të cilave përballet një person që ka kaluar një herë infarkt, është përballja sërish me infarktin. Arsyeja është stili i gabuar i mënyrës së jetesës, mes të cilave dhe konsumi i duhanit. “Gati 80% e atyre që kanë pësuar infarkt, nuk arrin të heqë dorë nga duhani dhe në këtë mënyrë rreziku për të rishfaqur infarktin shtohen në mënyrë në ndjeshme. Madje dhe nëse pinë 3-4 cigare në ditë, arrijnë të dyfishojnë mundësinë për një atak të dytë”,-thotë kardiologu. Veçse mjekët tërheqin vëmendjen që një stil jete “mik” i zemrës bazohet dhe në një aktivitet fizik të rregullt dhe një dietë e varfër me yndyrna. “Eshtë e rëndësishme të ndiqet një regjim ushqimor i shëndetshëm, sepse yndyrnat dëmtojnë seriozisht koronaret”,- thekson kardiologu. Aktiviteti fizik është mjekimi i parë për çdo të sëmurë. Lëvizja bën të mundur të prodhohen proteina që mbrojnë arteriet. “Objektivi ynë është ulja e mundësisë për t’u rishfaqur rreziku, veçse duhet dhe bashkëpunimi i pacientëve”, nënvizon kardiologu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›