3 ditë para Kongresit, Edvini mandaton Gramoz Ruçin t’i vërë llozin portës partiake
Përkarshi kuriozitetit se çfarë do të ngjasë me PS në Kongresin e saj të jashtëzakonshëm. Përkarshi do të gjeni porta të kyçura fortë dhe rendë. I ka mbyllur munxibërësi Ruçi. Shtëpi e vjetër me tru gërmadhur. Fortesa do të mbahet e blinduar për gjithë orët e kongresit. Asnjë mizë nuk mund të hyjë. Lisi i vjetër Pëllumbi ka dhënë porosi: “Kthejeni në fortesë”. Ruçi i trembur nën hije të lëngatës: “Kyçni fort portat”.
Përse ruhet fort dhe blindohet një kongres partie. Mund të përkthehet edhe kështu: Qeni leh në qytet, ditë e natë, por brenda PS-së demokracia ka vdekur qëkur. Nuk mund të ketë dhimbje më të madhe, që partia opozitare bunkerizohet, për arsye të Ramës. I gjithë ky “betonim”, i bërë nga Ruçi dhe shoqëria e vjetëruar e xhaketave, synon që PS të ketë në krye Ramën, përkrahësin e fuqishëm të lejeve të ndërtimit, për bizneset e xhaketave të vjetra. Ruçi me dredhitë e veta, në theqafje të kësaj vere zhgënjat derisa të kthehet sërish me dhembë të gjakta.
Në kongres do të molloisen histori me Berishën dhe zgjedhjet, duke përmendur raportin e KSHH-së, që ka përgatitur deputetja e PS, Vasilika Hysi. Kënga guguftu do të pushtojë sallën. Ndërkaq do të kthehen munxët, mëkat. Uturimat e tankeve të xhaketave të vjetra, që shkërmoqin brinjë dhe eshtra nuk do t’i shikojnë, porse zërat e tyre do t’i dëgjojnë deri përjashta. Fshehtësia e një kongresi pasqyron saktë dhe mirë transparencën zero, që ka përgatitur mynxibërësi Ruçi, duke vënë nën diktatin e vet krejt PS-në. Kongresmenet as do të qajnë e as do të qeshin, me shpirtra të lemerishëm, por do të dërgojnë gulçe dëshpërimi. I vuri llozin portës prej llamarine Gramozi, por nuk mund ta burgosë dot lirinë tek partia opozitare. E gjithë kjo fshehtësi kërkon të mbulojë sheshet e ndërtimit. Mbyllja e PS në bunkerët e Gramozit lexon kohë vdekjeje. Shiu ia lan ndryshkun tokës dhe gjithshkaje fytyrën, por jo ligësitë Ruçit. Kjo fërgëllimë dimri në këtë verë, bën që edhe lumi të rënkojë, jo më socialisti i ndershëm. Përse kyçen portat kaq fort në PS? Thuhet se ka vdekur demokracia e brendshme.
Varrmihës, bëhuni gati ta varrosni.